Nga nesër edhe gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinim, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
AGK-ja e sheh si tejet të rëndësishëm këtë vendim pasi që gazetarët kanë kontribuuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, si me informim të drejtë, ashtu edhe në parandalimin e shpërndarjes së dezinformatave.
E tërë veprimtaria e tyre është shtrirë në vijën e parë të frontit, së bashku me punonjësit e tjerë esencial. Kanë raportuar nga vatrat e infeksionit që para shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, kanë mbuluar ngjarjet politike dhe sociale gjithashtu, në mënyrën më profesionale të mundshme, në ndërkohë që janë përballur me një të panjohur për të gjithë ne.