Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë nuk do të jetë nga LVV-ja

Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë nuk do të jetë nga LVV-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është çështje ditësh se kur do t’a emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka thënë se ushtruesja e detyrës punën e saj po e bënë mirë, derisa ka njoftuar se ministri i ri nuk do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Poashtu, Kurti ka thënë se askush nuk mund t’a bëjë punën e Arben Vitisë, sikurse ai.

Ai gjithashtu ka folur për procesin e vaksinimit në Kosovë.

Kurti u pyet nga gazetari se a ka mjaftueshëm doza të vaksinës për të gjitha grupmoshat, derisa i njejti ka pohuar se nuk të ketë skena sikurse verës, për shkak se sipas tij Kosova ka filluar e fundit në vaksinim.

“Kemi gjetur zero vaksina, zero kontrata, e kishim një situatë e tillë të Qeverisë pararendëse”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka potencuar se do të marrin edhe vaksina të tjera, derisa ka theksuar se nuk është problem furnizimi, por problem sipas tij është mosvaksinimi. Ai ka bërë thirrje për vaksinim, për ata që nuk janë vaksinuar ende.

Related Articles