Nxënësit në Kosovë për një dekadë mësuan nga Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri e vitit 2012. Por nga e njëjta nuk mësuan të gjithë nxënësit e shkollave në Shqipëri pasi atje ishin në përdorim tri alternative të Abetares.
Mësimdhënësit kosovarë kanë vërejtje për emrat internacional të përdorur në abetaren e tanishme, me theks të veçantë kërkojnë që emri për gjyshen të jetë i tillë e jo të përdoret me emrin nëna.
Me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të ministreve të arsimit në Kosovë e Shqipëri, për një botim të ri të Abetares ka dal edhe thirrja për aplikim për autorët, shtëpitë botuese dhe recensentët.
Botimi i ri i Abetares së përbashkët do të realizohet sipas Ministres së Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe Ministres së Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci për arsye të ndryshimeve në kontekstin social, kulturor dhe ekonomik.
Të gjithë nxënësit e klasave të para të të dyja shteteve, nga shtatori i vitit 2022 do të mësojnë me një të vetme Abetare, atë të përbashkët shqipe.