Pacientët që do të kenë nevojë për implante stomatologjike, nga sot këtë shërbim mund ta marrin në sistemin publik.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se kanë siguruar furnizim të plotë me implante e struktura protetikore.
“Qytetarët do të marrin shërbim të sigurt, me ekspertizë të lartë profesionale, me çmime shumë më të përballueshme. Kjo procedurë është kryer më herët vetëm në sektorin privat me një kosto shumë të lartë për pacientët”, ka shkruar Vitia në Facebook pas vizitës në Qendrën Klinike Stomatologjike.
Ndryshe, me këtë shërbim të ri përfitojnë në edukimin e tyre mjekët specializantë dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.