Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla Schwarz, do të jetë e pranishme në darkën joformale që do ta shtrojë nesër shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell për liderët e Ballkanit Perëndimor, raporton GazetaEnigma.
Pjesëmarrja në darkë zakonisht është në nivel të presidentëve apo kryeministrave por për shkak se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, momentalisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsyje ministrja Gërvalla do të jetë pjesëmarrëse në këtë takim.
Se çfarë pritet nga pjesëmarrja e ministres Gërvalla në takim me shefin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka thënë për GazetaEnigma, se ky takim ka për qëllim ndërtimin e raporteve dhe angazhim të përbashkët rajonal.
“Pjesëmarrja e zv.kryeministres Gërvalla në darkën joformale me prezencën e gjithë udhëheqësve të Ballkanit perëndimor, të ftuar nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe sigurisë zt. Borell, është takim i radhës, ngaqë edhe vitin e kaluar është organizuar një i tillë, i cili grumbullim ka karakter më tepër ndërtim raportesh, motivim për angazhim të përbashkët rajonal, adresim të dobësive, fuqizim të besimit e gjitha për të kultivuar frymën e fqinjësisë së mirë brenda-rajonal”, u shpreh Pula.
Kurse sa i përket këtij takimi Pula shtoi se nuk ka pritshmëri se mund të ndodh diçka.
“Përtej kësaj, asgjë më shumë se kaq nuk ndodh”, përfundoi Pula.
Këtë takim e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari, për GazetaEnigma, i cili tha se takimi në Bruksel është një shfaqje pa përmbajtje pasi që agjenda nuk ka diçka serioze, e sidomos në mungesë të kryeministrit Kurti.
“Takimi i paralajmruar për nesër në Bruksel, është edhe një shfaqje pa përmbajtje sepse nuk ka asnjë indikacion se agjenda përmban diqka serioze. Kjo sidomos me mungesën e kryemistrit Kurti”, u shpreh Jashari.
Jashari theksoi se nga takimet tani të realizuara kemi parë vetëm darka e dreka që shërbjenë për foto.
“Nga takimet që kishin përmbajtje tani po shohim darka e dreka që në fakt shërbejnë për foto dhe asgjë tjetër”, tha Jashari.
Sipas tij mungesa e amerikanëve në takime të tilla nuk do të sjellë asnjë marrëveshje e as ndonjë hap drejt Bashkimit Evropian.
“Pa prezencën e fuqishme të amerikanëve në këtë proces nuk do të ketë marrveshje e as ecje përpara drejt BE-së, nuk e din çka don dhe ska strategji unike për Ballkanin”, tha ndër të tjera Jashari.
Jashari theksoi se pavarësisht të gjithave Kosova duhet të marrë pjesë në takime të tilla, por që sipas tij këto ngjarje nuk do të sjellin asgjë pasi që ka mungesë vullenti dhe stretegjie.
“Ne ende shohim shpalosje të ideve se si do të mundëte të dukej raporti BE -Ballkan, siq ishte rasti i z.Macron president i Francës që befason edhe vet homologun e tij Gjerman. Kosova duhet të marr pjesë në takime por rezultate nuk pres pasi ska vullnet e as strategji të qartë për ditën pas marrveshjes eventuale?!”, shtoi Jashari.
Darka e fundit joformale e shtruar nga Borell ishte në shtator të vitit 2021 në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani./ GazetaEnigma