Ngacmohet sekskualisht një vajzë e mitur në Ferizaj

Ngacmohet sekskualisht një vajzë e mitur në Ferizaj

Një vajzë e mitur në prezencë të prindërve ka raportuar se një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Ferizaj.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima femër kosovare –fëmijë, në prezencë edhe të prindërve ka raportuar se, një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. 

Related Articles