Ngjaret e ditës në Kosovë

Ngjaret e ditës në Kosovë

Gjatë ditës së sotshme fillimisht nga ora 10:00, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtoj raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës të vitit 2020.

Nga ora 11:00 Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimin e Komisionit. 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it si dhe bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli” raportojnë para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e KOSTT në ora 13:30.

Dhe në mbrëmje në ora 18:00 Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje”.

Related Articles