Ngjarje e rëndë në Itali, vdesin në aksident 4 të rinj, 3 prej tyre nga Maqedonia e V.

Ngjarje e rëndë në Itali, vdesin në aksident 4 të rinj, 3 prej tyre nga Maqedonia e V.

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e Pashkëve në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale.

Përplasja shumë e fortë e automjeteve kokë më kokë ka sjellë vdekjen e menjëhershme të një të riu nga Asti dhe tre të rinjve nga Maqedonia e Veriut.

23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, në Ponte Verde, Nizza Monferrato. I gjithë asfalti i rrugës provinciale ishte i mbuluar me xhama të thyer dhe pjesë makinash, çka tregonte forcën e përplasjes.

Related Articles