Nga ora 9:00, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres.
Pastaj prej orës 10:00, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga ora 10:00, mbahet seanca ndaj rastit të ministrit Liburn Aliu.
Infermierët protestojnë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, ora 10:00.
10:00 – Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me caktimin e përfaqësuesit për përfshirje në grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për zhvillimin e procesit të vettingut në Sistemin e Drejtësisë etj.
10:00 – Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës.
11:00 – Mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
13:00 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit të Anketës për Mbrojtjen e Sinjalizuesve si pjesë e projektit “Fuqizimi i sinjalizuesve në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet publike”.
Nga ora19:30, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Jazz, Komuna e Prishtinës dhe Kino Armata organizojnë një koncertë.