Ngjarjet e ditës

Ngjarjet e ditës

Me fillim nga ora 10:30, Partia Socialdemokrate mban një aktivitet në lagjen Lakrishte, afër urës në hyrje të Prishtinës. 

Më pastaj nga ora 11:00, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e  rënies së Heroit Agim Selmanaj. 

Në Prishtinë me fillim nga ora 11:00, me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të protestoj për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.

Poashtu ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për nder të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve organizohet marsh “Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes”

Related Articles