Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dhomat e Specializuara të Kosovës, Hagë, 09:00)
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative” (Hotel Emerald, ora 09:00)
Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës((Dhomat e Specializuara të Kosovës, Hagë, ora 09:30)
BIRN mban Konferencën rajonale “Arkivat dhe Parandalimi i Konflikteve: Mësime nga e kaluara, Vizione për të Ardhmen” (në ‘Hotel International’ në Prishtinë, ora 9:30)
Ministria e Shëndetësisë, organizon për herë të parë promovimin e Manualit të Parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Pjesëmarrës ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia(Hotel Emerald, ora 10:00)
Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Performaca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022”( Lëvizjes FOL, ora 11:00)
Shënohet “Java Botërore të Ndryshimit të Klimës”, përmes inaugurimit të projekteve mjedisore të hartuara nga nxënësit e Eko – Klubeve në shkollat e mesme të larta të komunës së Prishtinës.(Fillon në SH.M.L. “Medreseja Alauddin”, Prishtinë; ora 11:00)
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Poëer. Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
Nis edicioni i 13-të i Polip – Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, me temën “To the lighthouse” (Teatri ODA, Prishtinë, ora 19:30).