Ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Enigma.

10:00
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor organizon debat publik për “Draft – Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt si dhe organizimin e vendparkingjeve private në Komunën e Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, Prizren).

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban Dëgjimi publik lidhur me ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore të parapara në Ligjin nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:00
Mbahet ceremonia e inaugurimit të punimeve në kuadër të projektit “Subvencione për Eficiencë të Energjisë -SEEK”, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (Millennium Challenge Corporation-MCC). (Lipjan)

11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton ecurinë e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përgatitjet për tryezën për të drejtat dhe sigurinë e pacientëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00
Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi mban takimin e parë publik me qytetarë për punën në gjashtë (6) mujorin e vitit 2021. (Salla e Kuvendit komunal)

Related Articles