Më poshtë keni të përgatitura të gjitha ngjarjet e datës 28 maj 2021, raporton Gazeta Enigma.
Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë. (Shkollat fillore në mbarë vendin, ora 09:00).
Vazhdon ushtrimi ushtarak “DEFENDER – Europe 21” në Gjakovë. Merr pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj etj. (Babaj të Bokës, Gjakovë, ora 10:00).
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00).
Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, objekti i ri i Komunës, ora 10:00).
Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, ora 10:00).
Mbahet takimi i 199-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pa praninë e mediave. (KPK, ora 10:00).
Gjykata Speciale mban konferencën e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Ora 11:00).
Përurohet libri “Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi” nga autori Ismail Kastrati. (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00).
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA në bashkëpunim me kompaninë Butterfly, mban konferencë për medie për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale. (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00).
Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës, ju fton në shënimin e Ditës botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00).
Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Mitrovicë mbanë konferencë për media. (Në selinë e partisë së degës në Mitrovicë, ora 11:00).
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ndan çmimet vjetore për teatër. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 12:00).
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 12:00).
Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini. Më pas vazhdojnë vizitën në çerdhen “Ganimete Terbeshi” ku bëhet pranim-dorëzimi i projektit të financuar nga Ambasada Bullgare. (Çerdhja “Ganimete Terbeshi”, ora 14:00).
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00).
Bëhet promovimi i librit të avokat Ramiz Krasniqit me titull “Ballë për Ballë me krerët e ShIK-ut”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 17:30).