Lajçak dhe Palmer të hënën në Kosovë, takojnë Kurtin e Osmanin

Lajçak dhe Palmer të hënën në Kosovë, takojnë Kurtin e Osmanin

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, do të vizitojnë të hënën Kosovën, raporton Gazeta Enigma.

Siç bëhet e ditur, në ditën e parë të javës së ardhshme ata do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë.

Ata do të takojnë kryeministrin Kurti si dhe presidenten Osmani, derisa Palmer e Lajçak u takuan të mërkurën në Bruksel.

Siç njoftoi Lajçak, në këtë takim temë diskutimi ishte pikërisht dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Related Articles