Real Madrid ka shprehur interesim për mesfushorin italian, Nicolo Barella.
Mesfushori i Interit, me paraqitjet e mira të tij ka kapur vëmendjen e ekipeve të mëdha evropiane.
“Los Blancos” po kërkojnë një mesfushor që të zëvendësojë dy mesfushorët Luka Modric dhe Toni Kross të cilët po i afrohen fundit të karrierës së tyre.
Sipas “El Nacional“, Carlo Ancelotti është admirues i mesfushorit të Interit dhe do përpiqet ta sjellë në Santiago Bernabeu.
/Gazeta Enigma/