Ka nisur në afat optimal asfaltimi i rrugës në segmentin Kishnicë- Bresalc, shkruan Gazeta Enigma.
Punimet të cilat kishin nisur zyratisht më 19 maj synojnë përmirësimin e përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.
Kështu kishin njoftuar nga kompania që po kryen punimet “TALI Sh.P.K”.
“Sot fillojmë zyrtarisht punimet për rehabilitimin e rrugës N25.2, në segmentin Kishnicë–Bresalc. Ky projekt është pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në qarkullim”, theksuan nga kompania në maj, kur nisën punimet zyrtarisht.
Ndërkohë nga kompania kanë njoftuar se punimet në terren po zhvillohen me një efikasitet dhe intensitet shumë të lartë, sa i përket këtij projekti ekipet janë të angazhuar si asnjëherë më parë me makineri super moderne të cilat do të mundësojnë siguri maksimale.