Ka nisur ceremonia për pritjen e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, në Kosovë.
Plenkoviq dhe Kurti do të kenë një takim sy me sy dhe më pas do të dalin në një konferencë për media në oborrin e Qeverisë, për shkak të interesimit të madh të mediave.
Kryeministri kroat më pas do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, e cila do ta nderoi atë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”.
Ndërkohë, Klan Kosova ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të Plenkoviq gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.