Të martën, ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte, në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sot në Gjykatën Speciale është dëgjuar edhe dëshmitari i katërt në rastin e Mustafës, i njohur si komandant Cali.
Pasi dëshmitari i katërt u fut në sallë për të dëshmuara seanca kaloi në private.
Edhe ky dëshmitar është i mbrojtur nga Gjykata Speciale dhe identiteti i tij nuk do të bëhet i ditur.
Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, dhe përveç Jakup Krasniqit është i akuzuari i vetëm që e cilësoi procesin si padrejtësi në krahasim me mosgjykimin e serbëve që me urdhra shtetërorë kryen krime në Kosovë.
Kështu kishte mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm./Gazeta Enigma.