Pasi dy seanca kanë dështuar, sot 19 prill (e shtune), sapo ka nisur seanca e tretë konstituive e legjislaturës së 9, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të pranishëm janë të gjitha subjektet politike, pra 120 deputetë.
“Jemi të pranishëm 120 vetë mund të vazhdojmë me seancën konstituive që është ndërprerë dy herë radhazi”, tha kryesuesi Avni Dehari.
“Kemi ardhur të gjithë në përfundim se jemi të pajtimit që me votë unanime të votohet raporti në Komision dhe në seancë që të mund të vazhdojmë tutje. Është propozuar në këtë takim që të autorizohet ose Komisioni i përkohshëm i njëjti ose nëse nuk pajtoheni që i njëjti komision duhet të zgjidhen anëtarë të tjerë që do të përpilojnë raport të ri”, deklaroi kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari.
/GazetaEnigma/