Nis manifestimi i “Flakës së Janarit” në Gjilan

<strong>Nis manifestimi i “Flakës së Janarit” në Gjilan</strong>


Të mëkurën e 11 janarit, “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj.

Kështu njoftuan organizatorët e këtij eventi, teksa theksuan se kjo po bëhen duke shënuar dhjetëvjetorin e vrasjes tinëzare të atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, por edhe në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre.

Për të reflektuar për guximin dhe trimërinë e atyre që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, 32 vjetori i Flakës së Janarit nis në ora 08:00 me homazhe duke u nisur nga Varrezat e Dëshmorëve drejt të lapidarëve në qytet në ora 09:00, vizitë familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, të cilat do të vizitohen dhe këtë vit duke e nisur nga ora 10:00 në Mejtepin e Bresalcit, objekt nen mbrojte të trashëgimisë kulturore me historinë e tij si pikënisje e Flakës së Janarit, ku në kujtim të nismës së këtij manifestimi kulturor do të shfaqen video dhe ekspozitë fotografike dokumentuese dhe një program artistik në kujtim të Flakës ndër vite, për të vazhduar nga ora 11:30 në Përlepnicë për të vizituar pjesën e dytë të ekspozitës fotografike, dokumentar dhe program artisitik..

Ndezja e flakadanëve për nder të heronjve në simbolikë të rilindjes, çlirimit nga errësira e guximit do të fillojë nga ora 18:00 në ballkonin e Teatrit të Qytetit me muzikë kamertale nga Kori i Universiteti “Kadri Zeka” nën udhëheqjen e Prof. Dr. Drita Kryeziu.

Pastaj nga Varrezat e Dëshmorëve me fillim nga ora 19:00 do ndizen 32 flakadanë si simbolikë për 32 vjetorin e “Flakës së Janarit”, të cilët do defilojnë deri në qendër të qytetit për të kujtuar se guximi dhe sakrifica e heronjve nuk do të harrohen kurrë dhe se trashëgimia e tyre do të vazhdojë të jetojë.

Kjo është agjenda e aktiviteteve të Manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, i cili do të përmbyllet më 31 janar. / Gazeta Enigma.

Related Articles