Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot po mban një protestë në kryeqytet me kërkesën miratimin e Ligjit për Paga.
Për shkak të kësaj proteste, në të cilën Sindikata e Bashkuara e Arsimit theksoi se do të marrin pjesë edhe punëtorët e arsimit nuk është mbajtur sot mësim në shkolla.
Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave.
Ndryshe Sindikata e Antarësimit dhe Shkencës ka njoftuar se sot nuk do të ketë mësim pasi puntorët arsimorë do të jenë në protestë.