Mëngjesin e sotëm ka nisur takimi mes minatorëve të “Trepçës” me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, raporton Gazeta Enigma.
Takimi po ndodhë pasi qe dy muaj minatorët e Trepçës nuk kanë marrë paga.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka deklaruar se po i kërkojnë pagat pasi kanë mbetur pa ushqim.
LEXO EDHE: Minatorët e Trepçës qe dy muaj pa paga, Qeveria “qele guri gojën”
“Po e kërkojmë pagën, s’po bëjmë politikë, por po e duam pagën. Pagën sepse na kanë mbetur shtëpitë pa bukë e pa ushqim. Kemi ankesa të vazhdueshme nga kolegët tanë”, ka thënë ai para minatorëve.
Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.
I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës së Stantërgut, i cili u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës por që kjo u kundërshtua.
Ata fillimisht kërkuan që në këtë takim të shkojë edhe Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës.