Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Takimi po zhvillohet në objektin presidencial, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Më pas, zyrtarja e lartë evropiane do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, takim ky që do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës
Von der Leyen erdhi në Kosovë pas vizitës që zhvilloi në Serbi.