Niset për Zvicër me pasaportë që nuk ishte e tij, policia e ndalon kosovarin

Niset për Zvicër me pasaportë që nuk ishte e tij, policia e ndalon kosovarin

Policia e Kosovës ka ndaluar një person i cili ishte nisur për Zvicër me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij, raporton Gazeta Enigma.

Sipas policisë i dyshuari udhëtimin e kishte nisur me një autobus.

“Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuat një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles