Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka nis hetime fillestare mbi zgjedhjen kryetar të Besnik Berishës, në Komisionin e Pavarur për Media.
Lajmin e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili u shpreh se po shqyrtohet procedura nëse ka elemente të veprës penale.
”E konfirmoj se jemi ne fazën e shqyrtimit të rastit në fjalë dhe vlerësimit të kompetencës lëndore nëse është për Prokurorinë e Prishtinës apo të Prokurorisë Speciale”.
Zgjedhja e kryetarit të ri të KPM-së u bë në mbledhjen e fundit të saj, tri ditë para se t’i përfundonte mandati kryetarit, Jeton Mehmeti.
Mirëpo juristja e medias, Flutura Kusari qe ajo e cila reagoi para se të niste takimi, duke thënë se ky proces është i motivuar politikisht dhe po bëhet para se të zgjidhen anëtarët e rinj të KPM-së. /Gazeta Enigma