Ka filluar faza e betonimit për dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi për ecurinë e punimeve dhe rëndësinë e këtij projekti për lidhjen e dy pjesëve të qytetit.
“Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër”, ka shkruar Durmishi.
Kujtojmë se ditë më parë janë vendosur edhe gurthemelet e këtyre urave të reja, të cilat po ndërtohen në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.