Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka njoftuar se Nisma do garojë e vetme në zgjedhje, pasi nuk u arrit bashkimi me PDK-në, ashtu siç ia kishin kërkuar shumë shokë e bashkëluftëtarë.
“Pasi që ky bashkim nuk po nodhë në këtë fazë, do e bëjmë bashkimin në bazë”.
“Nisma garon në zgjedhje. 110 vetë jemi rreshtuar për t’i dhënë ndryshim qeverisjes”
“Me kalimin e Nismës, me deputetët e Nismës, unë aty do ta jap premtimin e dhënë”.
“Nëse Nisma do jetë në parlament, do t’i bashkohemi bashkimit, me të gjithë ata që kanë kërkuar bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Sepse kam shumë bashkëluftarë e shokë që ma kanë kërkuar këtë”.
“Në këtë fazë, dikush e pamundësoi bashkimin, por në parlament askush nuk do ta ndaloj bashkimin”, tha Limaj. /Gazeta Enigma
