Një 13-vjeçare dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga dy persona në Gjakovë

Një 13-vjeçare dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga dy persona në Gjakovë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një vajzë e mitur dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga dy persona.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 13-vjeçarja dyshohet që në muajin mars është keqpërdorur seksualisht nga njëri prej të dyshuarve, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

E së fundi, i dyshuari tjetër ka aranzhuar takim me të miturën, me qëllim që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pavarësisht moshës së vogël dhe të ndjeshme të viktimës.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e nënës së vajzës, teksa e mitura është dërguar për ekzaminime mjekoligjore, njofton Sinjali.

Njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje dhe me vendim të prokurorit do të hetohet për veprën penale ‘Sulm seksual’, ndërsa i dyshuari tjetër është shpallur në kërkim policor për ‘Dhunim’ pasi i njëjti s’është kapur ende nga organet e rendit.

Related Articles