Prizren: I riu dhunon seksualisht djalin 8-vjeçar, incizon dhe shpërndan pamjet e aktit të shëmtuar

Prizren: I riu dhunon seksualisht djalin 8-vjeçar, incizon dhe shpërndan pamjet e aktit të shëmtuar

Një ngjarje tejet e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Malësi e Re në Prizren, ku një fëmijë 8-vjeçar është dhunuar seksualisht.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin tronditës e ka denoncuar babai i djalit, i cili ka njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka filmuar aktin e dhunimit dhe të njëjtën video më pas ia ka dërguar në rrjete sociale.

Si rezultat i  denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, njofton Sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Related Articles