Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Duhël të Suharekës.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.
Ai ka thënë se rasti tashmë është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, dhe kanë nisur hetimet.
“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.
Tutje theksoi se aktualisht është faza fillestare dhe janë në pritje të informacioneve të tjera.