Një 59-vjeçar është arrestuar për disa vjedhje në Ferizaj.
Policia njofton se i dyshuari V.I., i cili ka kryer një numër vjedhjesh në dy rrugët e qytetit të Ferizajt “Zenun Beqa” dhe “Alishefik Spahiu” është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe më pas është shoqëruar në stacionin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
“Policët hetues pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë,kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin V.I (M/K) i moshës 59 vjeçar, i cili me datat: 24.11.2022, 05.12.2022, 25.01,2023 dhe me datën 27.01.2023 në dy rrugët e qytetit të Ferizajt, “Zenun Beqa” dhe “Alishefik Spahiu’’ dyshohet se nga veturat kishte vjedhur telefona celular të llojeve të ndryshme, portofola me para të gatshme si dhe dokumente personale nga disa qytetarë”
“I dyshuari i V.I, ishte në kërkim policor, ndërsa dje me datën 06.04.2023 në ora 18:00 është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thotë tutje policia përmes komunikatës për media.