Një burrë është gjetur pa shenja mëngjesin e sotëm, në Ulpianë të Prishtinës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.