Të enjten u raportua një rast i ngacmimit seksual në Leposaviq, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë, një e mitur ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
“Leposaviq 08.05.2025 – 08:44. Ankuesja femër kosovare e mitur, ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/