Një fëmijë 2-vjeçar ka pësuar lëndime nga rënia prej dritares së një restoranti në Prizren, dhe pastaj është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Gashi tha se gjendja e viktimës ka qenë e rënduar, por se tani sipas mjekëve është stabilizuar.
Ai po ashtu bëri të ditur se rasti është trajtuar si lëndim aksidental, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50. Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, tha ai.