Një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, sot rreth orës 15:25, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se në vendin e ngjarjes janë ftuar ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme dhe Policia po merret me zbardhjen e rrethaneve që e karakterizojnë rastin.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në rrugën “Kasem Haxhimurati”.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë,  një fëmijë ka rënë nga një lartësi  e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhenien e ndihmës së nevojshme”, thuhet në njoftim.

Related Articles