Të mërkurën në Spitalin e Mitrovicës, Policia ka raportuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, foshnja u soll në spital nga nëna e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë, 01.09.2021 – 08:22. Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Enigma.