Një grua humb jetën pasi bie nga kati i shtatë i një banese në Prishtinë

Një grua humb jetën pasi bie nga kati i shtatë i një banese në Prishtinë

Një grua ka rënë nga kati i shtatë në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

Nga pamjet shihet se në vend të ngjarjes janë policia dhe ambulanca.

Related Articles