Një grua nga Gjilani ka vdekur, teksa po merrte trajtim në QKUK.
Vdekja e saj u konstatua në orët e para të mëngjesit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Raporti nga policia:
Gjilan / 10.08.2025 – 19:34. Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.