Këshilli i Ministrave e ka miratuar me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.
Rreth këtij lajmi pozitiv reagimet nuk po mungojnë aspak, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, e cilësoi si një hap të vonuar padrejtësisht.
Rama gjithashtu uroi Kosovën dhe Bashkimin Evropian.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, ka shkruar Rama./GazetaEnigma/