Dy avionë janë parë duke fluturuar disa herë sot mbi pikën kufitare në Jarinjë.
Mediat që po përcjellin situatën në Jarinjë tregojnë se disa helikopterë po sillën mbi këtë pikë kufitare.
Ndërsa, në ta nuk është vërejtur ndonjë mbishkrim.
Megjithatë, pas incidenteve të raportuar në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri sot raportohet të jetë e qetë.
Kujtojmë që serbët tashmë disa ditë po kundërshtojnë vendimin për reciprocitet që përfshin heqjen e targave të veturave të Serbisë që hyjnë në Kosovë.