Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sonte në Qyshk të Pejës.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje, ku shihet se një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë ka humbur jetën një person.
Ende nuk dihet mosha e viktimës e as detaje të tjera lidhur me aksidentin.
Gazeta Enigma do të ju mbajë të informuar posa ta marrë një konfirmim zyrtar nga Policia Rajonale në Pejë.