Një i vdekur nga aksidenti mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një i vdekur nga aksidenti mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit mes dy veturave gjatë ditës së sotme, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete”, thuhet në përgjigje.

Aksidentet janë shtuar javëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, ndërkohë që Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Related Articles