Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Gazeta “Enigma”.
Vetaksidenti ka ndodhur në kilometrit e tretë, drejtimi Lipjan – Prishtinë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, ka deklaruar ai.
Tutje Hoxha ka shtuar se “si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili eshte duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë”.
“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligore për Obduksion”, deklaroi Hoxha. /Gazeta Enigma/