Një këmbësor goditet nga vetura në Podujevë

Një këmbësor është lënduar për shkak të goditjes që ka marrë nga një automjet, pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë – Prishtinë, në fshatin Sekiraqë.

Lajmin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti./Gazeta “Enigma”/

Related Articles