Një mërgimtar ua ofron nga 100 euro mësimdhënësve (VIDEO)

Një mërgimtar ua ofron nga 100 euro mësimdhënësve (VIDEO)

Hamdi Krasniqi, i cili jeton në Austri, ka vendosur që t’i ndaj nga 100 euro për të gjithë mësuesit e shkollës “Xhafer Gashi”, në fshatin Përçevë të Klinës, vetëm që mësimi të vazhdoj.

“Unë  e kam përfundu shkollën fillore aty dhe e ofrojë ketë shtese deri të merren vesh SBASHK-u me qeverinë”, tha Krasniqi.

Banorët e fshatit Përçevë thanë se Krasniqi iu ka dal në ndihmë edhe më parë. Ushtruesja e detyrës së  drejtoreshës së kësaj shkolle, Arife Krasniqi, i tha televizionit se për veprimin e mërgimtarit nuk ka ndonjë koment dhe që janë vet mësimdhënësit ata që vendosin për mbajtjen e grevës apo jo.

Këshilli grevist të këtij institucioni thanë se gjatë javës së ardhshme do të diskutojnë për ketë, dhe se presin  nga Qeveria për zgjidhjen e problemit.

Related Articles