Ministria e Shëndetësisë njofton se sot nga 3 mijë e 22 testime, kanë rezltuar pozitiv me COVID 1 mijë e 187 qytetarë.
Ndërsa, 613 pacientë janë shëruar. Kosova ka 9 mijë e 820 raste aktive.
Deri më tani janë dhënë mbi 1 milion doza të vaksinës.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht bën thirrje për vaksinim, në mënyrë që të ulet rreziku i përhapjes së virusit COVID.