Një mjeke në Portland, Oregon ngriti një qendër vaksinimi kundër COVID-19 në një bar lokal, duke u bashkuar me biznesin për të ofruar një pije ose ushqim falas për këdo që vaksinohet, raporton Gazeta Enigma.
Sipas medieve të huaja, përcjell Gazeta Enigma, mjekja Maureen Mays bashkoi forcat me Ecliptic Brewing të mërkurën për t’ju ofruar atyre që ndaluan për vaksinën e tyre një kupon falas për ushqim ose pije, në një përpjekje për të vaksinuar më shumë të rinj.
Ryan Estrada, i cili mori pjesë në ngjarje, tha se marrja e dozës ishte “një fitore, ndoshta gjëja më e sigurt që kam bërë ndonjëherë për një birrë falas”.
Mediumi KOIN në Portland, raportoi se Mays gjithashtu bashkëpunoi me Kelly’s Olympian, për ta ofruar vaksinën falas në qendrën e tyre./Gazeta Enigma/