Një person është dërguar pa shenja jete të shtunën (31 gusht) në emergjencë të Prizrenit, raportion Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore.
“Prizren / 31.08.2024 – 11:35. Emergjenca ka njoftuar policinë se një person është sjell aty pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma/