Një person ka tentuar t’a rrëmbejë një të femër të mitur në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se një i panjohur me një veturë me targa vendore e ka kapur dorën e një të miture dhe ka tentuar t’a rrëmbejë, mirëpo e njëjta ka arritur t’i shmanget.
Ndryshe, rasti po vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbej, mirëpo e njëjta ka arritur ti shmanget. Ankuesja nuk ka pasur lëndime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.