Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të martën në Vërnicë të Vushtrrisë.
Rasti në polici është lajmëruar nga një person i cili derisa ishte duke kaluar mbi urën e një lumi në këtë fshat ka vërejtur një trup të pajetë.
Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Fsh. Vernicë, Vushtrri 28.03.2023-11:03. “Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.